Bab Qerimi emocionohet derisa dëgjon këngën e djalit të tij dëshmorit Mujdin Aliu (VIDEO)

Malësia e Sharrit kujtoi sot 14 marsin e vitit 2001, luftën e shqiptarëve për të drejtat e tyre të mohuara dhe krijimin ne brigadës 112 të UÇK-së që mban emrin e heroit Mujdin Aliu.

Si në gjithë këto 23 vitet e shkuara, manifestimi u mbajt në kalanë e Qëndresës në fshatit Sellcë. Ish komandanti i UÇK-së Ali Ahmeti, përkujtoi me këtë rast se armiqtë gjithnjë kanë investuar kundër shqiptarëve dhe lufta e armiqve nuk ka mbaruar por tani vazhdon përmes propagandës.

Përfaqësues të brigadës 112 e përfaqësues të veteranëve të luftës e familjeve të dëshmorëve , potencuan gjithashtu rëndësinë e luftës së 2001, dhe qëndresës që bënë luftëtarët në kalanë e Sellcës./TS

Shiojeni momentin kur emocionohet babai i të ndjerit heroiit Mujdin Aliu: