Xhaferi: Ne kemi kryer me përgjegjësi detyrat e dalura nga lufta (VIDEO)

Kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Talat Xhaferi sëbashku me Ali Ahmetin dhe sot në Sellcë të Tetovës me bashkëpunëtor ka përkujtuar të rënët e betejave para 23 viteve, shkruan TS.

“Sot u tubuam në Sellcë për të shënuar 23-vjetorin e betejave të brigadës së 112-të, të shprehim respekt dhe ti përmendim të vrarët që i dhuruan jetët për lirinë e sotme. Sot i realizojmë obligimet tona, kontribuojmë dhe realizojmë zotimet, duke e ndjekur amanetin që na e lanë në trashëgimi”, theksoi kryeministri i Talat Xhaferi.