Shtetet e Bashkuara mbështetë pranimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian (BE) në rezolutën më të fundit në Senat, të sponsorizuar nga senatori demokrat nga Vermont Peter Welch, senatori demokrat nga New Hampshire Jean Shaheen dhe senatorët republikanë nga Nebraska dhe Karolina e Veriut, Pete Ricketts dhe Tom Tillis, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në rezolutë, siç transmeton “Zëri i Amerikës” në gjuhën maqedonase, Senati i bëri thirrje Presidentit dhe Sekretarit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara, si dhe aleatëve evropianë, që të angazhohen për hapjen e negociatave të kapitullit të parë të BE-së me Maqedoninë e Veriut, pa kushte shtesë dypalëshe.
“Presidenti dhe Sekretari i Shtetit duhet të vazhdojnë të bashkëpunojnë ngushtë me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, për të mbështetur zgjerimin e Bashkimit Evropian me Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë Maqedoninë e Veriut në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian”, thuhet në rezolutë.
Në rezolutë theksohet gjithashtu mbështetjen e Senatit për qeverinë e RMV-së për të ndërmarrë reformat e nevojshme për avancimin e anëtarësimit në BE.