Arjanit Hoxha: Fati i shqiptarëve nuk duhet të lihet në duart atyre që pushtetin presin t’ua fal VMRO-DPMNE (VIDEO)
“Unë ende e llogaris veten si një eksponent politik që çdo herë kam kundërshtuar politikat e BDI-së në aspektin e veprimeve të caktuara. Sot del Zoti Izet Mexhiti i cili thotë se 20 vite BDI ka vepruar keq dhe se ai do ta bëjë ndryshimin. Në Çair të Shkupit shëmbëlltyra e BDI-së është zoti Mexhiti, sepse ai ka udhëhequr, nuk është dikush tjetër, për mua kjo është absurde, veten e shoh të pasinqertë në atë mes”.
Kështu ka deklaruar mes tjerash në intervistë për portalin PRESSonline.al, kryetari i Partisë Demokratike Evropiane (PDE), Arjanit Hoxha, duke folur për aktualitetin poltik në vend dhe zgjedhjet e presidenciale dhe parlamentare.
“Zoti Taravari del tash dhe thotë se janë kundër ‘Ballkanit të Hapur’, ndërsa dy javë para se Zoti Azir Aliu të shkarkohet nga pozita e ministrit ka nënshkruar dokument për lëvizjen e lirë të qytetarëve si pjesë e ‘Ballkanit të Hapur’. Ata mendojnë se është aq dinamike skene dhe njerëzit nuk i mbajnë mend veprimet politike. Unë jam i bindur se qytetarët din të vlerësojnë drejt dhe për herë të parë e them se nëse atij blloku politik i jepet peshë për të na përfaqësuar, llogaritni kur sot me shumicë absolute në Tetovë, me 90% popullatë shqiptare ju keni kryq në mes të Kodrës së Diellit që nuk ka mund të ndërtohej as në kohën e ish-Jugosllavisë, paramendoni nëse këto vijnë në pushtet dhe çka do të ndodhë me vendbanimet ku shqiptarët janë 50/50%, më pak se 50%, apo mos flas për komunat Manastir, Prespë, Ohër, Veles etj”, thotë Hoxha në intervistë për PRESSonline.al, duke folur për koalicionin VLEN dhe veprimet e tyre poltike.
Për atë, shton ai, skena politike nuk duhet të lihet në duart e atyre që mendojnë vetëm se si të përfitohet nga një ndërtim pa leje.
“Sekret publik në Tetovë është se nëse dëshiron të ndërtosh një ndërtim jashtë rregullave dihet se çka duhet të ndodh dhe çfarë tarife duhet të paguhet. Andaj qytetarët nuk duhet ta lënë fatin e tyre në duart e politikanëve të papërgjegjshëm që për kauzë kanë me çdo kusht të vijnë në pushtet, qoftë edhe atë pushtet t’ia fal VMRO DPMNE”, nënvizoi Hoxha.(PRESSonline.al)
https://m.facebook.com/pressonline.al/videos/1014531060117515/?ref=embed_video