Një moment super të sikletshëm ka përjetuar Madonna, gjatë koncertit të saj në SHBA, i cili u zhvillua në kuadër të turneut të saj mjaft të suksesshëm të titulluar “Celebration Tour”.
Në veçanti, mbretëresha e popit, si pjesë e komunikimit me fansat e saj që gjithmonë kujdeset të ketë në çdo koncert të saj ‘live’, ka pikasur një mashkull që ishte ulur, ndryshe nga të gjithë të tjerët që qëndronin në këmbë, kërcenin dhe këndonin.
“Çfarë po bën ulur atje?”, i tha ajo, duke pritur për të dëgjuar përgjigjen e tij.
Megjithatë, kur u afrua mjaftueshëm, e kuptoi saktësisht se çfarë kishte bërë, pasi burri ishte në një karrige me rrota.
Sikleti i saj evidentohej se ajo u kthye shpejt në vendin e saj, duke i kërkuar falje atij.
“Oh ne rregull. Me fal. Më vjen mirë që je këtu”, i tha Madonna, në përpjekje për të rregulluar situatën dhe vazhdoi të këndonte të gjitha hitet e saj të mëdha.
Shikoni gjithçka ka ndodhur në videon e mëposhtme:
Madonna questions fan for sitting down during her show then finds out they’re on a wheelchair:
“Oh okay, politically incorrect, sorry about that. I’m glad you’re here.” pic.twitter.com/oezHxfjrFn
— Pop Crave (@PopCrave) March 9, 2024