Skënder MULLIQI
Ndoshta është pakë sa pyetje hipotetike, por shumë për 2o vite pamë dhe ndëgjuam marrëzi politike.Dhe, nuk kam më zi së njerëzit më predispozita të pamenqura politike të dalin në ball të shtetit.Dhe, natyrishtë së nuk ka asnjë mundësi të kemi politika të menqura nga politikanet të cilët e kan lënë mbrapa Kosovën në fazën e tranzicionit.Aq më keq kur kombinohen budallallëku ,poshtërsitë më marrezitë e njerëzve të politikëbërjës.Ky kombinim shëndrrohet në të shumtën e rasteve në agresivitet, si armë e fuqishme për të krijuar situata të vështira shoqërore dhe politike .Njerëzitë e pas luftës u inkuadruan në politikë e nuk kishin njohuritë për të qenë njerëz të mirëfilltë të politikës.Është zor të jesh i vetëdijshem së nuk je bash i menqur.Politikanët e deridjeshem të cilët edhe e drejtuan shtetin përgjithësisht nuk e kanë as intelegjencën mesatare .Është shumë keq për një njeri , që mos të jete i vetëdijshem së eshte “padijshem politikë”, e merr përgjegjësi të larta në shtet.Kjo është tallje më vetën, dhe së të tjerët sigurisht tallën edhe më shumë më shfaqjët e tilla para publikut.Dikujt edhe mund ti duket vetja i zgjuar pa menduar së a janë rezultatet dhe daljët në publik të mira dhe të pëlqyeshme.Rezultatët e politikave të tilla i pamë dhe i përjetuam tashmë të gjithë.Nuk ishin politika për lavd, por më shumë për kritika.Kur shumica e qytetarëve nuk e bëjnë jetën e mirë, sigurisht së nuk ka vend për lavdata.Nese e dinë dikush vetën që nuk është për profesionin fisnik të politikës dhe merret më politikë, e patëm të tillë më bollëk, është edhe me keq.Po të kishim pasur politikan të profilit të lartë , nuk do ti kishim gjithë këto defekte në të gjitha sistemet e jetës dhe të punës.Klasa e re politike në pushtet po tregohet më intelgjente për profesionin të cilin e ushtrojnë.Nga njerëzit e menqur në politikë , edhe priten rezultate të prekshme , pritet të krijojnë kushte për një jetës më të begatshme dhe më të lumtur për të gjithë .Ndijesia e inferioritetit intelektual, i lëshon rrugë instiktit, e që nga kjo pason agresiviteti.Njerëzit agresiv nuk janë në gjendje të mendojnë më koka të kthjellura, dhe pastaj veprimet e tyre shkaktojnë dëme të mëdha karshi mirëqenjës dhe zhvillimit të përgjishthem.Njerëzit shumë janë dëshpruar nga garniturat e tilla të cilët kishin poste të larta për një kohë të gjatë në shtetin e ri të Kosovës.Çdo shteti dhe kombi i duhen njerëz të ngritur profesionalisht dhe më bagazh kombëtar, të cilët dënjësisht do të punonon në realizimin e kërkesave logjike të shumicës të qytetarëve.Është krim të merresh më politikë më shumë së krimet e mundshme që mund të kryhen pastaj. Kosova ka nevojë shumë për njerëz të zgjuar, me moral, ku prioritet mbi prioritete e kan shtetin dhe ruajtjën e qenjës tonë kombëtare , e cila po na rrezikohet prap nga një armik i përhershem siq është Serbia.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Kurti pa fjalë dhe pa numra? Edhe sot ‘çele guri gojën’
- “Me 2 mijë euro nuk të arrestojmë”, ndalimi i shefit të qarkullimit Rrugor, SPAK njoftim zyrtar, sekuestrohen mijëra euro
- Një i mitur në Veles që drejtonte motoçikletën pëson lëndime të rënda trupore në aksident
- Ekzekutohet me armë 19-vjeçari shqiptar në Francë
- 23 vjeçari nga Shtipi aksidentohet rëndë me motoçikletë në autostradën Shkup-Kumanovë
- Zjarr në një banesë në Aerodron, pësojnë djegie babai dhe djali
- Një burrë lëndohet nga degët e një lisi në Skënderaj
- Ali Ahmeti: Papa Françesku shembull i përkushtimit ndaj Zotit, Kishës dhe njerëzimit
- E rëndë në Vlorë, 43-vjeçarja gjendet pa shenja jete në banesën e saj
- Sveçla për aksionin në Kaçanik: Familja e policit Muhamed Lika kërkon dhe meriton drejtësi