Hyri mbrëmë në shtëpinë e ‘Big Brother’, arrestohet Liam Osmani, i dënuar me 2 vjet e 6 muaj burg për mashtrim

Liam Osmani hyru në shtëpinë e Big Brother Vip Albania mbrëmë por është arrestuar brenda shtëpisë për shkak se ishte dënuar me 2 vite e 6 muaj burg për mashtrim.

Policia bënë me dije se Strukturat e Forcës së Posaçme për Operacionet Speciale bënë ndalimin 44 vjeçarit, teksa ai ndodhej në shtëpinë e Realty Show.

Liam Osmani rezulton i dënuar me një vendim të dhënë në 23 shkurt të viti 2022, pasi në vitin 2019, nëpërmjet mashtrimit, ai ka përvetësuar 17 bileta turistike për në Gjermani, në vlerë rreth 6 mijë euro, për të cilat nuk ka kryer pagesat përkatëse.