Njeriu më i pasur në Indi marton djalin/ Rihanna kërkon 5.8 milionë për të kënduar, zbulohen të ftuarit elitarë

Gjigantët globalë të teknologjisë, yjet e Bollywood-it, idhujt e popit dhe politikanët po udhëtojnë për në Indi për ngjarjen treditore të manjatit miliarder Mukesh Ambani këtë fundjavë për martesën e djalit të tij.

Këngëtarja e njohur Rihanna ka mbërritur në Jamnagar për festën para dasmës. Për këtë paraqitje ajo do të paguhet 5.8 milionë euro, sipas “MailOnline”. Rihanna, 36 vjeç dhe partneri i saj A$AP Rocky u filmuan duke ecur nëpër Indi.

Në total, festimet do të kushtojnë 140 milionë euro, thanë burimet për MailOnline. Vetëm kontrata e kateringut, e dhënë për një nga grupet kryesore të hoteleve me pesë yje të Indisë, përflitet të jetë me vlerë rreth 24 milionë euro.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo