Takim i presidentit Pendarovski me përfaqësuesit e fondacioneve rome

Presidenti Stevo Pendarovski sot priti përfaqësuesit e Fondacionit rom për Evropë dhe Fondacionit Romët për Demokracinë – Shkup.

“Në takim bashkëbiseduesit e njoftuan presidentin Pendarovski me aktivitetet e planifikuara të fondacioneve të cilat kanë për qëllim promovimin e zgjedhjeve korrekte dhe të lira, përforcimin e votuesve romë dhe avancimin e pjesëmarrjes politike të bashkësisë rome”, kumtoi kabineti i Pendarovskit.

Shefi i shtetit i përshëndeti përpjekjet e tyre për përforcim, zhvillim dhe avancim të të drejtave të bashkësisë rome në vendin tonë dhe më gjerë në Evropë.

Duke u udhëhequr nga parimi i mosdiskriminimit, barazisë dhe sundimit të ligjit, ndërsa në drejtim të zgjidhjeve të përhershme sistematike për përmirësimin e integrimit të romëve në shoqërinë tonë, presidenti Pendarovski shprehu mbështetje për angazhimin e përbashkët të të gjithë faktorëve relevant në shtet.

“Qëllimi i Fondacionit Rom për Evropën është të forcojë bashkësitë rome në Evropë duke investuar në edukimin politik, ekonomik dhe kulturor, duke avokuar për barazi dhe drejtësi për të gjithë qytetarët e saj. Qasja e Romëve për Demokraci Shkup, si pjesë e rrjetit pan-evropian që rrethon Fondacionin e sapokrijuar Rom për Evropën, bazohet në tre shtylla, edukimin e votuesve, dialogun demokratik dhe llogaridhënien dhe përfaqësimin politik”, thuhet në kumtesë.