Vera po vjen dhe shumë artistë janë duke premtuar projekte të reja.
Mirëpo siç duket, “konkurrenca” që ekziston mes artistëve ka bërë që ata të “thumbojnë” njëri-tjetrin.
Këngëtarja Ronela Hajati e cila njihet për deklaratat e saj të bujshme, ka bërë sot një story ‘thumbues” ku shkruan:
“Aman mos na shkatërroni karrierën me këto megahitet që paralajmëroni se do na prisni krahët sivjet. Punoni pa shumë llafe se atë hitin e vendosin njerëzit”, shkruan ajo.
Por me kë e ka Ronela këtë? Ajo ka lënë në dyshime se kjo deklaratë lidhet me emra të njohur të muzikës shqiptare të cilët së fundmi kanë premtuar për albume që do të kthehen në hite.