Sëmundjet infektuese aktualisht janë tejet shqetësuese jo vetëm për qytetarët e vendit, por edhe për ata të rajonit. Derisa vendet fqinje, si Serbia dhe Shqipëria, po përballen me epideminë e fruthit, në vendin tonë janë regjistruar raste të shumta me kollën e keqe. Si masë preventime mjekët apelojnë për vaksinimin e fëmijëve.
Nga Komisioni për Sëmundje Infektive thonë se gjendja mund të quhet stabile. Mjeku, Dugagjin Osmani, thotë se kolla e madhe rrezikon më së tepërmi fëmijët e vegjël, prej moshës një apo dy vjeçare.
Trendi i rritjes së numrit të pacientëve tek të rriturit po rritet dukshëm thotë Osmani, por tek ta, kolla e madhe mund të kalohet me një pasqyrë klinike më të lehtë.
“Në fillim ishte vetëm te fëmijët e vegjël, ndërsa tani, prap numri shkon nga fëmijët, mund të them se nga numri i përgjithshëm deri dje qe ishte 56, diku rreth 38 apo 40 ishin deri në moshën 4 vjeçare, nëse shkojmë deri në moshën 14 vjeçare, janë diku rreth 48, prandaj numri i të rriturve është rritur.” – tha Dugagjin Osmani nga ISHP.
Osmani: Vaksinimi është mjeti më i mirë
Kundrejt masave tjera, siç është evitimi i kontakteve, sidomos me të porsalindurit, prevenimi më i mirë për parandalimin e gripit është vaksinimi, thotë Osmani.
“Vaksina është mjeti më i mirë që bën parandalimin, mbron nga përhapja e sëmundjes, pra ata që cilët janë të pambrojtur nga vaksina janë më të rrezikuarit. Kemi numër të fëmijëve të pavaksinuar dhe kemi numër të fëmijëve me vaksinë jokomplete, është numër shumë i madh. Nuk ka studim në shtetin tonë të shifet sa sa popullata është e mbrojtur me antitruptha kundër kësaj sëmundje. Ende llogaritet se pas 5 apo 10 vitesh janë të pambrojtur.” – tha mjeku Dugagjin Osmani.
Qytetarët të ndarë rreth vaksinimit
Që kur Komisioni për Sëmundje Infektive shpalli epidemi të kollës së madhe, në vend është rritur numri i prindërve të interesuar për vaksinim, por ka edhe nga ata që nuk u besojnë vaksinës dhe nuk planifikojnë ta kryejnë vaksinimin e fëmijëve.
“I kemi vaksunuar krejt me rregull, me të gjitha vaksinat në kohë dhe si duhet. Nuk kemi pasur problem me kollën e keqe. Për fat të mirë nuk kemi pasur asgjë”.
“Të gjitha vaksinat fëmijët e mi i kanë marrë rregullisht, falë Zotit për momentin janë të shëndoshë dhe nuk kanë asnjë sëmundje”
“Jo, jo. Gënjeshtra janë të gjitha ato, nuk kanë mbrojtje nga vaksinat. Në shkollë nuk ua kanë kërkuar kartelat e vaksinimit. Nuk e kam ndërmend t’i vaksinoj. Po kemi pasur grip, kam qenë te mjeku, kam marrë ilaçe” – thanë disa nga qytetarët e anketuar nga TVM2.
Osmani: Pertusis ka disa karakteristika
Në kohën e gripeve dhe virozave, secila virozë apo bakterie përcjell simptoma të ngjashme, prandaj është e vështirë detektimi dhe dallimi i tyre, por ka disa karakteristika dalluese, theksoi Osmani.
“Një karakteristikë që mund ta dallojmë kollin e keq apo pertusis nga të tjerat, p. sh. Në janë e parë mund t’I ngjajë cdo sëmundje tjetër virusale apo bakteriale. Ndërsa që nga java e dytë, fillon një kollitje nga edhe e ka marrë emrin, kollitje e cuditshme apo paroksizmale, ngalnjëherë, sidomos te grupmoshat e vogla mund ë sjellë deri te mungesa e frymëmarrjes, frymëmarrje të vështirësuar, mosngopjen e organizmit me ajër apo oksigjen.” – theksoi mjeku Dugagjin Osmani.
Se kur pritet rënia e infeksioneve, Osmani thotë se akoma nuk është arritur piku i infeksionit.
Nga KSI kanë propozuam që punktet e vaksinimit të punojnë me dy ndërrime dhe të punojnë edhe të shtunave për shkak të prindërve të cilët janë të angazhuar dhe fizikisht nuk mund të arrijnë që t’i dërgojnë fëmijët e tyre në pikat e vaksinimit.