Nga Skënder Sadri KAPITI
Kosova si shtet i pavarur ka të drejtë absolute që në mënyrë të lirë e të pavarur dhe sipas Ligjit e Kushtetutës që të vendosë vetë pa iu nënshtruar asnjë lloj pushteti të korruptuar dhe asnjë lloj vullneti dhe imponimi të huaj; ka të drejtë të pavarur për të marrë vendime për mbrojtjen, forcimin dhe konsolidimin e pavarësisë,sigurisë dhe ushtrimin e sovranitetit mbi territorin.
Askujt nuk i lejohet që për interesa politike e personale që të devijojë nga parimet e sovranitetit.
Për sovranitetin e Kosovës vendos vetë populli shqiptar i Kosovës, dhe nuk pranojnë shqiptarët sovranitet të imponuar dhe as sovranitet eksperimental për të plotësuar kushtet serbe, nuk do të pranojmë as sovranitet ashtu sikurse u intereson interesave të ndërkombëtarëve.Edhe miqt dhe aleatët e vertete te shqiptarëve duhet ta mbështesin sovranitetin e Kosovës, ashtu si duan shqiptarët dhe ashtu sic e kanë dhe e mbrojnë ata sovranitetin shtetëror në shtetet e tyre. Jo pazare mbi sovranitetin e Kosovës as sipas interesave momentale të politikëse e të të pushtetit në Tiranë, dhe as sipas tradhtisë e interesave të korrupsionit të politikanëve të Kosovës.
Shikoni se si të gjitha shtetet dhe të gjitha kombet të parin dhe kryesorin kanë interesin kombëtar, Amerikanët kanë Amerikën të parën, rusët kanë Rusinë, kinezët kanë Kinën, izraelitët Izraelin, turqit Turqinë, francezët Francën, kroatët Kroacinë, grekët Greqinë, serbët të parën kanë Serbinë dhe “botën serbe”.
Pra edhe ne shqiptarët të parën e kemi Shqipërinë, Kosovën dhe shqiptarizmin.
Të gjitha marrëdhënit e marrëveshjet mes shteteve e kombeve të botës janë marrëdhënie e marrëveshje interesash mes kombeve , të gjitha bëhen vetëm për interesa dhe për përfitime reciproke. A nuk jemi ne shqiptarët që prej interesave e pazareve të Rusisë, Europës, Britanisë e Francës , serbosllavisë e Greqisë kemi vuajtur e pësuar aq rëndë si asnjë komb tjetër i Europës?
Ata na ndanë, na përcanë,na coptuan dhe me trojet tona luajtën dhe nuk kursyen asgjë kundër shqiptarëve.
Edhe sot shikojeni se si sillen kundër Kosovës po këta aktorë sepse cdokush shikon interesat e veta, dhe asnjë shtet nuk jep asgjë nga sovraniteti shtetëror.
E duam ne shqiptarët Kosovën se është e jona, e duam atdheun se e kemi amenat dhe trashëgim prej të parëve, e kemi amanet prej patriotëve, dëshmorëve, heronjve dhe prej clirimtarëve. E duam Kosovën se jemi shqiptarë , dhe e duam lirinë dhe shtetin tonë se prej shekujsh e mijvjecarë jemi këtu autokton në tokën tonë, në shtëpinë tonë. Serbo-Rusia barbare dhe ti Europa hileqare, jo nuk ka më pazare me trojet shqiptare.
E duam shtetin dhe lirinë ashtu si na takon, nuk e duam shtetin ashtu si duan që të na imponojnë të tjerët.
Shqiptarët i dalim vetë zot Kosovës.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- BDI nuk do të heshtë përballë skandaleve në Klinikën e Fëmijeve (VIDEO)
- LSDM: Asnjë anketë e rrejshme nuk mund të mbulojë turpin e Qeverisë dhe Toshkovskit për ikjen e Grubit
- VMRO-DPMNE: LSDM dhe BDI krijuan kaos total nëpër institucione
- VLEN: Shëndetësia me BDI-në ishte torturë për qytetarët
- BDI: Hipokrizia e “S’Vlen” ndaj Diasporës Shqiptare
- Sekuestrohen armë të ftohta në tregun e automjeteve, intervistohen katër të dyshuar
- Memedi: Kur BDI ishte në pushtet- vdekshmëria në Klinikën e fëmijëve ka qenë 3 herë më e lartë se këtë vit
- Kurti ua kërkon mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë…
- Krerët e VLEN-it takohen me kryetarin e Kuvendit të Madh Kombëtar të Turqisë, Numan Kurtulmush
- DPHM: Java e re sjell në RMV valën e të ftohtit, me reshje shiu dhe bore