ShMP “Jahja Kemal ” ka nderin dhe kënaqësinë të presë Kupën Botërore e Diturisë për të gjashtën herë. Gara do të zgjasë nga data 23 deri në 25 shkurt.
Kupën Botërore e Diturisë (The World Scholar’s Cup, shkurt – WSC) është një program ekipor ndërkombëtar, i cili përfshin 50,000 nxënës `nga mbi 60 vende. Qëllimi i konkursit është tërheqja e të gjithë nxënësve të interesuar, të cilët tregojnë interes për të mësuar jashtë kurrikulës standarde. Qëllimi i konkursit është të mundësojë pjesëmarrjen e nxënësve të kulturave të ndryshme në debatin për çështje të kohës sonë.WSC është një konkurs që mbahet në një atmosferë argëtuese dhe frymëzuese dhe është një mundësi e shkëlqyer për nxënësit për të zhvilluar aftësitë e tyre të të menduarit kritik. Tema e këtij viti është – Rindërtimi i së kaluarës. (Reconstructing the Past).
Në këtë garë do të mund të regjistrohen ekipet e përbërë nga tre nxënës nga e njëjta shkollë ose nga shkolla të ndryshme do të mund të aplikojnë në këtë konkurs. Ekipet do të garojnë në katër sfida kryesore: Sfida në Dituri, Shkrimi në Ekip, Debati Ekipor dhe Kuizi i Diturisë. Përveç katër eventeve kryesore, zhvillohen edhe aktivitete sociale dhe akademike të natyrës jokonkurruese për të krijuar një atmosferë miqësore mes pjesëmarrësve.
Ekipet garojnë në divizionet junior dhe senior, në varësi të moshës të nxënësve. Pjesëmarrësit që janë mbi 14 vjeç konsiderohen si seniorë. Në raundin rajonal në Shkup, juniorët do të garojnë më 23 shkurt, ndërsa seniorët më 24 shkurt. Finalja e madhe për të dy divizionet do të zhvillohet më 25 shkurt 2024.
Ekipet mund të kualifikohen në finalet vjetore globale, nëse fitojnë pikë të mjaftueshme në garat rajonale. Turneu i Kampionëve 2024 është planifikuar për 14-20 Nëntor 2024. Në Universitetin Yale. New Haven, Connecticut, SHBA.
Për më shumë informacion klikoni në faqen e internetit: https://www.scholarscup.org/
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Nesër do të jetë më nxehtë me rritje të temperaturave të ditës
- U mbyt me litar dhe u hodh në Shkopet, pista e hetimit për vrasjen e 23-vjeçarit
- Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi pas Srebrenicës viziton edhe varrin e Presidentit historik, Alija Izetbegoviq
- Fetai: Në Kumanovën time prezantuam Planin operativ për punësim 2025 prej 40 milionë eurosh
- “Llotoja e Kuvendit”, edhe 45-shi i pasuksesshëm
- Zëdhënësja e Qeverisë Venera Azizi: Kumanova po vendoset në qendër të zhvillimit-drejtësia sociale po vihet në vend
- Lamtumirë kapitenit hero! Shkodër, Arben Anamali u mbyt pasi shpëtoi pesë turistë izraelitë
- Përleshje masive mes të rinjve shqiptarë dhe maqedonas në Tetovë (VIDEO)
- Rrezikoi jetën e policëve në tentativën për t’u arratisur, kapet pas dy vitesh 25-vjeçari në Lezhë
- Komiteti i Helsinkit ka reaguar në lidhje me sulmin ndaj Arsovkës, kërkuan hetim urgjent edhe ndaj policëve