Kriza e strehimit, Qeveria e Zvicrës prezanton sot “planin e veprimit”
Ministri i Ekonomisë, Guy Parmelin, do të prezantojë sot në Bernë ‘planin e veprimit’ të qeverisë – domethënë masat e rekomanduara zyrtarisht për të lehtësuar krizën e strehimit, përcjell albinfo
Sipas një eksperti të strehimit në Bankën Kantonale të Cyrihut, aktualisht ka vetëm rreth 50,000 apartamente të shpallura për qira në gjithë vendin – numri më i ulët në 10 vjet – dhe priten edhe më pak vende të lira në të ardhmen.
“Çdo vit ka gjithnjë e më pak apartamente bosh. Radhët e palëve të interesuara për pronat e kërkuara me qira ka të ngjarë të zgjasin në vitet e ardhshme”, tha ajo.