Eh Sikur të isha President Republike

Ejup Berisha

Sikur unë të isha bërë President Republike asnjëher asnjë femijë, njeri i rritur dhe asnjë i moshuar nuk do ta ndjente trishtimin dhe pikëllimin por në shtet dhe ne shoqerinë tonë do kontriboja që të dominononin dhe të shijoheshin gëzimi, hareja dhe lumturia e pafundme. Këtë une jau premtoj dhe ua gatantoj të gjithë qytetarëve tanë siç thashë sikurse unë të garoja në Zgjedhjet e radhës për President Republike të cilat pritet të mbahen këtu në shtetin tonë gjatë muajve prill-maj. Sikur unë të Isha President Republike politika shtetërore e brendeshme dhe e jashtme do të konceptoheshin, do bëheshin, do të funkciononin si dhe do të zhvilloheshin më mire më mençur dhe më ndryshe. Në sferën e politikës së brendeshme do ta imponoja respektimin e Kushtetutës dhe të ligjeve nga të gjithë pa përjashtime dhe do ta pamundë soja qeverisjen e njerëzve jashta kornizave të akteve që i përmenda më sipër. Respektimi i Kushtetutës dhe i ligjeve do të jenë bazë edhe për veprime konform tyre në shtetin tonë dhe kështu këto do ta siguronin sundimin e të Drejtës. Sikur të Isha i pari i Republikës do ti eliminoja dallimin e madh mes qytetarëve dhe njerëzve të politikës. Këta të fundit do ti këshilloja dhe udhëzoja se duhet ta respektojnë personalitetin dhe dinjitetin e qytetarit sepse pa ta këta në politikë asnjëher nuk do ta merrnin këta legjitimitetin e politikanit. Si President Republike do ta riktheja edhe Demokracinë e suspenduar gjatë kohe këtu te ne me qëllim që qytetarët ti ndjejne dhe shijojne lirinë dhe barazine me plot kuptimin e fjalës pa gënjeshtra, pa hile dhe pa manipulime, kjo me qëllim që të gjithe njerëzit të bëhen pjesë e qyteterimit bashkëkohorë, me çka do të eliminoheshin pozitat dominante si pjesë e mentalitetit dhe bindjeve primitive prezente gjatë kohë këtu te ne. Gjithashtu si President do të bëja diçka ndryshe edhe për krimin e lartë dhe korrupcionin prezent këtu në shtetin tonë. Për këtë punë do ti angazhoja me punë dhe aktivitete intensive Prokurorite dhe gjykatat me qëllim që këto tua gjejnë strehimoret e merituara njerëzve të kriminalizuar dhe të korruptuar nëpër burgjet e vendit. Unë edhe si njeri pa angazhime të mëdha shtetrore dhe shoqërore e kamë ditur mirë se njerëzit e këqij dhe problematik vendin e kanë atje nëpër Ku thashë më lartë nëpër burgje e jo në liri. Si President Republike nuk do të lejoj rininë që ta braktis vendin dhe të ikë në vende tjera të botës.
E di që kjo ështe barrë dhe plagë shumë e rëndë që se duron dot asnjë prind sepse askush femijët si ka lindur dhe rritur apo nuk kanë sakrifikuar kot të gjithë gjithçka bile edhe jetët e tyre me qëllim që fëmijet e tyre tu emigrojnë diku tjetër. Në sferën e politikës së jashtme si President do të angazhohesha për rritjen e miqsise dhe te bashkpunimit mes shteteve dhe kombeve të mbar botës. Rritja e tyre kontribuon për rritjen e mirbesimit që do të jetë bazë për dominimin e paqës dhe lirisë si dhe për respektimin e sovranitetit të shteteve. Do të doja që në raportet mes shteteve të mos ketë luftë dhe konfrontime si dhe të rriten vullnetet dhe gatishmritë për bashkime dhe për integrime më të gjera rajonale dhe botërore dhe atë mes forcave përparimtare dhe krijuese kombëtare dhe ndërkombëtare