Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski sot e vizitoi Sektorin e Punëve të Brendshme Tetovë ku realizoi takim pune me udhëheqësinë e SPB Tetovë. Në takim ministri Toshkovski kërkoi nga udhëheqësia e SPB Tetovë në periudhën e ardhshme të veprojë në mënyrë maksimale profesionalisht, në kuadër të rregullave dhe rregulloreve ligjore të parapara me qëllim të mundësimit të çdo qytetari në mënyrë të lirë të realizojë të drejtën e tyre për zgjedhje të qeta dhe demokratike.
Nga ana e udhëheqësisë së SPB Tetovë u prezantuan informacionet për punës aktuale në këtë Sektor dhe ngjarjet më të rëndësishme gjatë së cilave u potencua se gjendja e sigurisë rajonin të cilin e mbulon ky Sektor është stabile.
Në lidhje me zgjedhjet e ardhshme kryeshefi i SPB Tetovë theksoi se profesionalizmi i nëpunësve policorë nuk duhet vënë fare në dyshim dhe se do të bëjë gjithçka që është në kompetenca të tij që procesi zgjedhor të zhvillohet në një atmosferë të qetë dhe demokratike.