Në Qeveri formohet Këshilli i NATO-s, Xhaferi: Do ta përforcojë rezistencën tonë kur bëhet fjalë për sigurinë
U formua Këshilli për koordinimin e aktiviteteve të Maqedonisë në NATO, që është nevojë e drejtpërdrejtë për anëtarësimin tonë në Aleancë. Ndryshe, ky është viti i katërt pasi vendi ynë u bë anëtare e NATO-s
“Duke marrë parasysh sfidat e sigurisë dhe qëndrueshmërisë me të cilat përballet komuniteti euroatlantik, ne formuam një Këshill që përforcon rezistencën tonë dhe do të ndihmojë në qasjen tonë të koordinuar si institucione, kur bëhet fjalë për sigurinë në kuptimin më të gjerë dhe punën e NATO-s”, tha Talat Xhaferi, kryeministër teknik.
“NATO-ja është aleanca më e suksesshme e mbrojtjes në histori, në kuadër të së cilës më shumë se një miliard njerëz jetojnë në një mjedis më të sigurt. Në kuadër të Ballkanit Perëndimor, NATO luan një rol kyç për sigurinë në rajon për të gjithë ne”, pohoi Metju Loson, ambasador i Britanisë.
“Mendoj se përshtypja e përgjithshme është se në këto katër vite vendi ynë u dëshmua si një partner i besueshëm i NATO-s mbi të cilin NATO mund të bazohet. Jo vetëm që treguam efikasitet në integrim, por mendoj se realizuam edhe integrim rekord ushtarak në NATO”, theksoi Bujar Osmani, MPJ.