Së paku 24 persona kanë mbetur të vdekur në dy shpërthime që kanë ndodhur në jugperëndim të Pakistanit.
Kjo ngjarje tronditëse ka ndodhur një ditë përpara zgjedhjeve të përgjithshme që do të mbahen, raporton SkyNews, përcjell KlanKosova.tv.
Sulmi i parë që ka vrarë 14 veta, ka zënë vend afër zyrës së kandidatit të pavarur në distriktit e Pishit në rajonin e Balochistan.
Sulmi i dytë ka ndodhur në Qilla Saifullah, një zonë afër kufirit afgan. Aty afër ndodhet edhe zyra e Jamiat Ulema Islam, një parti religjioze që edhe në të kaluarën ka qenë cak i sulmeve të militantëve.
Deri më tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.