Nga VMRO-DPMNE me akuza se LSDM-ja dhe BDI-ja tashmë po e përsërisin praktikën e M NAV, kësaj radhe në Fondin për sigurim shëndetësor – duke ngacmuar punonjësit ekzistues për të rekrutuar kuadro të reja partiake.
“LSDM dhe BDI shkatërruan shëndetësinë. Në vend që të stimulojnë punonjësit e shëndetësisë me paga më të larta, ata ulin pagat. Punonjësit e FSSH-it janë viktima të politikave të këqija të LSDM-së dhe BDI-së. Është e palejueshme të luhet me më shumë se 800 punonjës të FSSH-it për t’u ulur rrogat me 21%, dhe në të njëjtën kohë të shpallen 61 vende të reja pune njëqind ditë para zgjedhjeve”- deklaroi Petar Risteski – deputet i VMRO-DPMNE-së.