Kryetari i Aleancër për Shqiptarët, Arben Taravari para pak çasteve në profilin e tij në facebook ka ndarë disa foto me një numër të madh aktivistësh e simpatizantësh që kanë shkuar në shtëpinë e tij, për të u solidarizuar me të, pas ndodhive të fundit, sidomos sot kur Taravari sot njoftoi se ka gjetur një plumb në oborrin e tij.
Këto reagime vijnë pas përçarjes brenda Aleancës, ku në njërën anë Taravari tha se Aleanca do t’i bashkohet opozitës shqiptare, në anën tjetër Sela insiston se duhet Aleanca do të shkojë e vetme në zgjedhje.