Arrestohet 39-vjeçari nga Shkupi, në veturën që po drejtonte u gjetën 7 emigrantë nga Siria

Nga MPB njoftojnë se mbrëmjen e djeshme kanë arrestuar një 39-vjeçar nga Shkupi, pasi në veturën që ai po drejtonte u kapën 7 emigrantë nga Siria. Nga MPB shtojnë se vetura ishte me targa të Serbisë.

“Më datë 04.02.2024. rreth orës 19:00 në afërsi të fshatit Përdejci, Gjevgjeli, zyrtarë policorë nga pika kufitare “Bogorodicë” kanë privuar nga liria D.A.(39) nga Shkupi. Gjatë kontrollit në veturën “Audi” me targa të Serbisë, të cilën ai e drejtonte, janë gjetur shtatë emigrantë nga Siria, njëri prej tyre i mitur”, thuhet mes tjerash në njoftimin e MPB-së.