Osmani në Romë në takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme të Ballkanit Perëndimor dhe “Miqtë e Ballkanit Perëndimor”

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot do të qëndrojë për vizitë pune në Itali, ku do të marrë pjesë në Takimin Ministror të ministrave të punëve të jashtme të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve të Grupit “Miqtë e Ballkanit Perëndimor”, me ftesë të Ministrit të Punëve të Jashtme të Italisë, Antonio Tajani” – thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme.