Arrestohet një 34-vjeçar nga Zhelina, shantazhonte një të mitur me fotot e saj eksplicite

“Me datë 02.03.2024 në ora 09:40, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria B.K.(34) nga fshati Zhelinë, Tetovë, për shkak të dyshimit se me datë 02.02.2024 në Tetovë ka ndjekur një vajzë të mitur nga fshatin Tetovë dhe e ka shantazhuar që të jetë me të për të mos i publikuar fotografitë e saj me përmbajtje eksplicite”, njofton MPB.

Sipas njoftimit, ai i ka marrë celularin.

Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzimi përkatës.