Pamje të reja/ Tensione në Myftinë e Tetovës, Selver Ismaili me grupën e tij tenton të futet me forcë brenda objektit (VIDEO)
Pubikohen pamjet nga kamerat e sigurisë, teksa po tentohet të hyhet me forcë brenda objektit të Myftinisë së Tetovës, nga Selver Ismaili i emëruar si myfti i Tetovës nga reisi Shaqiri Fetahu.
Pamjet janë regjistuar më 31 janar 2024 (e mërkurë), në ora 06:10 min, e mëngjesit, por sonte janë publikuar nga myftinia e Tetovës, shkruan TS.
Mëngjesin e së mërkurës janë shkaktuar tensione në Myftininë e Tetovës, pasi myftiu i zgjedhur nga Bashkësia Fetare Islame, Selver Xhemaili tentoi të futet në objektin e Myftinisë, ndërsa ka hasur në rezistencë nga disa persona dhe ish-myftiu Qani Nesimi.
Kujtojmë që javë më parë, BFI shkarkoi nga detyra e myftiut të Tetovës Qani Nesimin, i cili nuk u pajtua me vendimin dhe rastin e ka dërguar në organet gjyqësore./TS