Ministri i Shëndetësisë nga radhët e Aleancës për Shqiptarët, Fatmir Mexhiti i ka dhënë mbështetje të plotë, kryetarit të kësaj partie, Arben Taravari që ASH-ja të del bashkë në zgjedhje me opozitën shqiptare. Mexhiti në profilin e tij në Facebook, ka shpërndarë qëndrimin e Taravarit.