VMRO: LSDM dhe BDI e kanë shkatërruar shëndetësinë

Nga partia VMRO-DPMNE përmes një kumtese kanë thënë se LSDM dhe BDI kanë shkatërruat shëndetësinë dhe jo vetëm.

“LSDM dhe BDI kanë thënë vetëm gënjeshtra për shtatë vjet. Premtuan qendrën e re klinike në Shkup, premtuan se do të kompletojnë qendrën e re klinike në Shtip, por nuk realizuan asgjë. Ka pasur vetëm skandale, kurdisje tenderash, tentativa për shitjen e shëndetësisë publike, vjedhje të barnave nga qytetarët, si skandali i Onkologjisë. Ata e harruan stafin mjekësor, në vend që ta mbanin e motivuan të largohej. Nuk kishte arsimim të mëtutjeshëm, nuk kishte plane adekuate për punësimin e stafit mjekësor”, thonë nga atje.

Nga atje thonë se për ata që kanë mbetur në vend, nuk kanë ofruar kushte adekuate për punë. Në shtatë vite lanë pas vetëm degradimin e sistemit shëndetësor dhe stafit të demotivuar nga punësimi nepotik, i politizuar, pa kriter. Kjo është pasqyrë e qeverisjes së LSDM-së.