Ahmeti: BDI-ja ka thyer shumë tabu, kemi udhëhequr mbrojtjen, policinë tash edhe kryeministrin

Duke folur për mbajtjen e premtimit për “kryeministrin shqiptar” dhe thyrjen e tabuve, kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti tha se BDI-ja ka thyer shumë tabu në Maqedoni.

Sipas tij, tabu në Maqedoni nuk ishte vetëm emrimi i kryeministrit shqiptar dhe shton se tabu ka qenë në të kaluarën, ministri i Mbrojtjes, ministri i Brendshëm dhe shumë të tjerë.

“Dikur ishte tabu që ministër i mbrojtjes të jetë shqiptar,njejtë ashtu edhe për ministër të jashtëm shqiptar të flitej ishte tabu, po edhe për Ministër të brendshëm shqiptar”, tha mes tjerash Ahmeti.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo