Pas shkarkimit nga Kryetari i Komunës Tetovës Bilall Kasami,ka reaguar Drejtoresha e Gjimnazit të Tetovës Teuta Llalla.
Llalla në profilin e saj ka potencuar se është njoftuar nga mediat për shkarkimin e saj duke e quajtur si akt të paprecedent, antiligjor por jo të papritur.
U njoha nga mediat me një akt të paprecedent, antiligjor por jo të papritur për shkarkimin tim nga detyra e drejtorit të gjimnazit të Tetovë. Ka qenë privilegj për mua të drejtoja gjimnazin e Tetovës, vatrën më të madhe të dijes e edukimit të djemve dhe vajzave tona të cilëve u kemi borxh jo vetëm transmetimin e dijes por dhe të edukatës, formimit, drejtësisë e ligjit. Këtë gjë, e përgjegjshme e kam bërë gjatë gjithë jetës time si grua, mësuese edhe nënë në tempullin ku farkëtohet dija – edukatë, drejtësia e ndershmëria për djemtë e vajzat tona. Në këtë mision të shenjtë pak u ndihmova nga Kryetari i Komunës. Kur më sipër shkrova pak më duhet të pohoj se aspak nuk u ndihmova.. Aspak nuk kishte vend për bashkëpunim, aq sa mund të përzihen uji me mbetjet e petrolit, aq mund të bashkëjetonte e aq më pak të përzihej detyra dhe përgjegjësia ime për të drejtuar tempullin e dijes me Billall Kasamin, që është modeli më i keq për çdo të ri. Politizimi i tejskajshëm, dallkauklleku, intrigat, sulmet e pafundme, hakmarria për atë që nuk e konsideroi pjesë e oborrit të tij, janë fytyra fatkeqësisht e atij që duhet të ishte qytetari e shërbëtori i parë i Tetovës. E bindur në drejtësinë e ndershmërinë time si njeri i dijes e jo e intrigave kam ditur të bëj beteja shumë më të shenjta e më të mëdha se me Bilallin. Por për të venë në vend dinjitetin tim dhe të të gjithë atyre që mendojnë si unë se politika, interesat, dallkauklleku e bëjnë pis dijen do vazhdoj betejën time ligjore kundër paligjshmërisë se një vendimi të marrë fshehtas në kohën kur unë jam në pushim vjetor. Vetëm kjo do ta bënte të turpërohej e të skuqej çdo njeri që e quan veten burrë e qytetari i parë i Tetovës , ka shkruajtur Llalla.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Shkup: E privuar nga liria për sulm ndaj gjyshes së bashkëshortit
- Shkup: Përleshje fizike në një objekt hotelierik në Çair
- Shkup: Gjendet i vdekur një shtetas turk në një hotel në Bit Pazar
- Snopçe: Qeveria nuk pranoi kompromisin tonë, nuk e mbështesim ndryshimin e Kodit Zgjedhor
- Shkup: Vjedhje dhe zjarrvënie në zyrat e Kishës së Krishtere Adventiste në Bit Pazar
- Arrestohet 62-vjeçari nga Gostivari në kufi për vepra të rënda penale
- Pritja në Tabanoc është 40 minuta
- Zjarret pranë Jazhincës dhe në “Jasen” janë më seriozet dhe më të vështirat për t’u shuar
- 57 vatra zjarri sot në Kosovë, 46 janë lokalizuar, 11 ende aktive, AME rikujton numrat emergjentë dhe bën thirrje për kujdes
- Shqipëria po shqyrton zëvendësimin e ministrave të korruptuar të qeverisë me inteligjencë artificiale