Dje (23-janar) nga ora 10:00 deri në orën 15:00 në zonën e SPB-Tetovë është kryer një kontroll aksion në komunikacion për parakalim, në të cilin janë konstatuar dhe sanksionuar gjithsej 34 kundërvajtje (TE-19 dhe GV-15) informonTetovasot. Numri më i madh i shkeljeve kishin të bëjnë lidhur me parakalimin e paligjshëm, parakalimet në kolonë dhe në vende të ndaluara. Shoferëve kundërvajtës u janë shqiptuar parashtresat e parapara me ligj me gjoba në të holla prej 45 deri në 300 euro në kundërvlerë në denarë. Disa prej tyre, në varësi të vendit dhe mënyrës së parakalimit, do t’u hiqet përkohësisht leja e drejtimit nga tre muaj deri në një vit. Gjatë kontrollit janë sanksionuar edhe 4 lloje të kundërvajtjeve të tjera në komunikacion (TE-2 dhe GV-2), SPB-Tetovë apelon që drejtuesit e mjeteve të mos bëjnë parakalime në vende të kundërligjshme dhe të rrezikojnë sigurinë e tyre dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës. Gjithashtu këshillohet që në orët e mbrëmjes dhe të mëngjesit të jenë sa më të kujdesshëm, para së gjithash për shkak të borës në disa vende, si dhe të përshtatin shpejtësinë sipas kushteve të rrugës.TS
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Specialja rifillon punën, sot konferenca për rastin e ish-krerëve të UÇK-së
- “Barcelona është gati për të fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon” – Rashford ndan përshtypjet e para si lojtar i katalanasve
- Dhunë në familje në Gjakovë: 17-vjeçarja i vërsulet me thikë bashkëshortit, përfundon në ndalim policor
- BDI: VLEN premtoi Europën, solli “Botën Serbe”
- ASH: VLEN dështoi me Kushtetutën e re – Bllokadë në rrugën drejt BE-së
- Grafiti provokues “Kur ushtria të kthehet në Kosovë” shfaqet në Kollashin të Malit të Zi
- Artan Dika: Nuk është në nderin e VLEN-it të mbështes kandidat me dosje mashtrimi
- DPHM: Nesër priten reshje të rrëmbyeshme në Maqedoni
- Drejtori i Kasamit shkel Kodin Zgjedhor, manipulim parazgjedhor me kontrata me afat të caktuar
- Shkup: Pesë persona arrestohen për posedim droge