Presidenti Pendarovski ka pranuar letrat kredenciale të ambasadorit të sapoemëruar iranian, Ali Reza Irvash

Presidenti Stevo Pendarovski sot ka pranuar letrat kredenciale të Ali Reza Irvash, ambasador i sapoemëruar i Republikës islamike të Iranit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me seli në Sofje.

Në ceremoninë e dorëzimit të letrave kredenciale, presidenti Pendarovski, siç kumtuan nga kabineti i tij, vlerësoi se emërimi i ambasadorit Irvash është konfirmim i përkushtimit të Republikës Islamike të Iranit për zhvillimin e marrëdhënieve me Republikën e Maqedonisë së Veriut.

“Vërtet besoj se dy vendet tona kanë potencial për bashkpunim në disa fusha dhe shpresoj se në periudhën e ardhëshme do të shfrytëzohen siç duhet”, tha presidenti Pendarovski.

Ambasadori Irvash, nga ana e tij, vlerësoi se që nga pavarësia e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të dy shtetet janë përpjekur të përmisojnë marrdhëniet bilaterale në fusha të ndryshme, bazuar në respektin reciprok dhe ndarjen e interesave të përbashkëta.

“Potencialet ekzistuese të dy vendeve, të cilat gëzojnë pozita të rëndësishme në Ballkan dhe në rajonin e Gjirit Persik dhe Lindjen e Mesme, ofrojnë një bazë të mirë për thellimin e bashkëpunimit tonë, tha ambasadori i sapoemëruar iranian.

Presidenti Pendarovski, siç thuhet në kumtesë, ambasadorit Irvash, i dëshiron të kryejë me sukses pozitën e tij përgjegjëse.

Presidenti Pendarovski ka pranuar letrat kredenciale të ambasadorit të sapoemëruar iranian, Ali Reza Irvash