Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, ka reaguar për konferencën e fundit për media të deputetit të VMRO-DPMNE-së, Dragan Kovacki, në profilin e tij në rrjetet sociale.
“Pas gënjeshtrave të djeshme të Momirovskit, nuk kisha ndërmend të reagoja publikisht, por sot shoh se disa media ndajnë të njëjtin titull në mënyrë të orkestruar dhe asnjëri prej tyre nuk më pyeti mua si palë e prekur nga ky rast, gjë që tregon se nuk janë të interesuar për të vërtetën e as që punojnë mbi parimet e gazetarisë.
E them qartë…
Indikacionet, siç i quan ai që i ka paraqitur, janë gënjeshtra, plot informacione të pasakta, të nxitura dukshëm nga një motiv tjetër. Sidomos sepse ai i tha gënjeshtrat në një kohë kur e dinte se unë isha jashtë vendit, gjë që tregon se ai donte vetëm që megafoni i tij të dëgjohej nga qendra e gënjeshtrave.
Nëse zotëria ka prova për mashtrim të organizatës ndërkombëtare, e përsëris, e përsëris organizatës ndërkombëtare le t’i nxjerrë ato.
Të hënën do të paraqes kërkesën për falje publike dhe demantim në të njëjtën masë dhe kohë, e cila nëse nuk ndodh, do të vazhdoj rrugën institucionale, që është padi për shpifje, fyerje dhe dëmtim të reputacionit tim dhe familjes sime. Nëse është e nevojshme, gjykata do ta shprehë qëndrimin përfundimtar për të vërtetën.
Kurse mediat që publikuan vetëm njërën palë, dua që sot ta publikojnë të vërtetën, në tërësi ashtu siç e them unë. Në të kundërtën do të më duhet të nis procedurat e duhura edhe për ta.
Të nderuar oponentë politikë, mos u frikësoni për rezultatet pozitive të sondazhit për reputacionin tim, që ta sulmoni atë me gënjeshtra. Do të jetë më mirë për ju dhe qytetarët të punoni për reputacionin tuaj që të jeni konkurrues dhe të takohemi në mejdanin e punëve”, thuhet nw reagimin e Bytyqit.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Sllovenët i lënë pa targa kosovarët, Ambasada ka një thirrje për të gjithë ata që u dëmtuan
- Marshi i tridhjetë protestues “Marshi për engjëjt” në Shkup
- Raporti i Komisionit Evropian – sinjal alarmi për ngecjen e Maqedonisë së Veriut në rrugën evropiane
- Ministrja serbe: SHBA-ja nuk miratoi vazhdimin e punës së Industrisë së Naftës
- Aliu: Spitali Special për Mjekësi Geriatrike dhe Paliative “13 Nëntori” është një institucion i nivelit të lartë
- Trump kërkon që Rusia të tërhiqet plotësisht nga rafineria serbe NIS
- KQ i VMRO-DPMNE mbajti mbledhje, filluan përgatitjet për Kongresin e rregullt
- Dy gratë të cilat ishin raportuar të zhdukura u gjetën në rrugën midis fshatrave Koliçan i poshtëm dhe Batincë të Shkupit
- Bashkim Jashari feston ditëlindjen, Bekimi e uron duke e quajtur krenari të familjes dhe luftëtar të palëkundur
- Ali Ahmeti: Dy Asllanat, si dy krahët e shqiponjës – Ju lumtë djema