Fshatrat e Malësisë së Tetovës të pakalueshme, Bilall Kasami i lutet Zotit prit edhe pak tenderin! (VIDEO)
Rrugët e fshatrave të Malësisë së Tetovës të pakalueshme, bora e gjen në befasi Bilall Kasamin, ky i fundit i lutet Zotit prit edhe pak sa ta rregullojmë tenderin, shkruan TS.
Kreu i komunës së Tetovë, i cili po qëndron për vizitë në Uashington bashkë me dy liderët tjerë të opozitës shqiptare, përmes një postimi në rrjetet sociale njoftoi se të gjitha rrugët në Tetovë janë të kalueshme, pas reshjeve intensive të borës.
Mirëpo gjendja në terren nuk duket se është e tillë, rruga që të çon nga Tetova në Kodër të Diellit, por edhe në rrugët e malësisë së Tetovës, respektivisht rruga në hyrje të fshatit Shipkovicë, që lidhë fshatrat Brodec, Veshallë dhe fshatin Bozovcë janë të pakalueshme dhe të ppaastruara./TS