VMRO: Drejtori i Agjencisë së Inteligjencës dhe zëvendëskryeministri u mundësuan grave që të marrin grante prej 620 mijë euro!?

Dragan Kovaçki, deputet nga radhët e VMRO-së ka ngritur akuza ndaj zëvendëskryeministrit Fatmir Bytyqi dhe Erold Musliut, drejtor i Agjencisë së Inteligjencës. Kovaçki pretendon se Musliu, zyrtar i emëruar nga Pendarovski,  është në qendër të një skandali, pasi thekson se gruaja e tij mori grante prej qindra mijëra eurosh.

“Për t’i marrë paratë gruaja e Erold Musliut, Qeveria është dashur të lidhë memorandum me Konsorciumin e Organizatave Joqeveritare, themelues i të cilit është organizata joqeveritare e gruas së tij. Përndryshe, bashkëshortja e Musliut nuk ka mundur ta marrë grantin prej 620 mijë eurosh përmes Konsorciumit të OJQ-ve. Përkatësisht, 4 organizata joqeveritare me memorandum formuan një konsorcium për të aplikuar për grant nga një donator i huaj në fushën e sigurisë. Dy organizata joqeveritare janë nën kontrollin e bashkëshorteve të drejtorit të AR-së Erold Musliu dhe zëvendëskryeministrit në Qeveri Fatmir Bytyçi”, ka deklaruar Kovaçki.

Kovaçki thekson se është e rëndësishme të theksohet se në një seancë të Qeverisë ku mori pjesë edhe zëvendëskryeministri Bytiçi, ai e udhëzoi koordinatorin nacional për luftë kundër terrorizmit që të lidh një memorandum me këtë konsorcium, pikërisht në fushën e sigurisë.

Sipas Kovaçkit, përkatësisht, për shkak të vendimit të Qeverisë për lidhjen e memorandumit, paratë nga granti kanë përfunduar në organizatën joqeveritare të bashkëshorteve të drejtorit të Agjencisë  dhe zëvendëskryeministrit.

“I bëjmë thirrje Komisionit Antikorrupsion dhe dhe Prokurorisë Publike-së që të hetojnë rastin dhe të informojnë publikun nëse zyrtarët kanë keqpërdorur pozitën e tyre dhe kanë përdorur ndikimin e tyre për të marrë një vendim që është në interes të një pale të tretë, në këmbim të përfitimit material ose jomaterial”, deklaroi Kovaçki.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo