Këshilli Mbikëqyrës i M-NAV-it pranoi propozimin e Qeverisë për emërimin e Hekuran Asanit dhe Milan Koraqit për drejtorë të kësaj kompanie, në vend të drejtorëve të deritanishëm Fahrudin Hamidi dhe Ljube Stamenkovski. Të hënën pritet të mblidhet Këshilli edhe një herë për t’i nënshkruar procesverbalet e seancës së mbajtur, pas çka vendimi bashkë me të gjithë dokumentacionin do t’i dërgohet Regjistrit Qendror, i cili duhet t’i regjistrojë Asanin dhe Koraqin si drejtorë të rinj. Të gjitha procedurat pritet të përfundojnë javën e ardhshme. Shkarkimi i drejtorëve aktualë pason pas hyrjes së dhunshme në M-NAV më 4 janar. Nga Prokuroria dje bënë me dije se janë arrestuar edhe tre të tjerë nga gjithsej 8 persona të dyshuar për incidentin në M-NAV.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Rokas: Maqedonia e Veriut ka treguar se është një partner i besueshëm i Bashkimit Evropian
- Ministria e Mbrojtjes-BDI-së: Dy shqiptarë aplikuan në konkursin për kadetë në Akademinë Ushtarake, njëri u tërhoq, tjetri u rendit i 43-ti në listë
- Shpallet në kërkim Adnon Jashari, i akuzuari për rastin e Diana Kastratit
- Biznesmeni Zoran Azmanov sulmohet fizikisht në Gjykatën Civile në Shkup
- Arrestohet i dënuari me tre vjet burg, dërgohet në Idrizovë
- Dhunë ndaj bashkëshortes në Gostivar, kallëzim penal për 33-vjeçarin
- Kosovari humb lejen e qëndrimit në Zvicër pas më shumë se një viti mungesë
- Taravari takohet me ambasadoren e SHBA-së, Nicole Varnes
- 82-vjeçari Bajram Bardhaj, leshpunuesi i fundit i Kosovës! Fundi i zejes që nuk e përkrah askush (VIDEO)
- Kujdes gjatë fundjavës! Bankat në Maqedoni paralajmërojnë ndërprerje të mundshme të shërbimeve