Gjykata e Strasburgut: Spiro Ristovski është paraburgosur në mënyrë të pajustifikueshme për rastin e “27 prillit”

Gjykata e Strasburgut: Spiro Ristovski është paraburgosur në mënyrë të pajustifikueshme për rastin e “27 prillit”.

Në aktgjykim, Gjykata Evropiane thotë se nuk ka prova konkrete se Ristovski mund të arratisej.

“Gjykatat nuk dëshmuan ekzistencën e ndonjë fakti konkret në mbështetje të konkluzioneve të tyre se ekzistonte rreziku i arratisjes”, thuhet në vendimin e GJEDNJ.

Nga atje thonë se nga data 30 korrik 2019 deri më 21 gusht 2020, Spiro Ristovskit i është vazhduar arresti shtëpiak 14 herë për shkak të rrezikut të arratisjes.

Përveç Ristovskit, për vazhdim të paarsyeshëm të paraburgimit është dënuar edhe shefi i departamentit për njësitet speciale në polici, Mitko Peshov, i cili është dënuar me 15 vjet burg për ngjarjet e 27 prillit.