Partia e Danella Arsovskës do të quhet “Alternativa e Re”, nesër promovohet zyrtarisht

Nesër promovohet zyrtarisht Partia e kryetqres së qytetit të Shkupit, Danella Arsovska. VEtë Arsovska do të jetë kryetare e partisë, kurse emri do të jetë “Alternativa e Re” është njoftuar në ftesën zyrtare dërguar mediave.

“Kemi nderin t’ju ftojmë në një konventë për promovimin e kryetares së re të partisë politike Alternativa e Re, znj. Danela Arsovska.

Konventa do të mbahet nesër, më 17 janar 2024 (e mërkurë) në orën 18:00, në Sallën Kristal të Hotel Kontinental”, thuhet ne njoftim.