Tradhtoi ‘Grande Fratello-n’, komentuesit italianë sulmojnë Heidi Bacin

Heidi Baci, vajza shqiptare e edicionit të fundit të “Grande Fratello”, e cila u largua nga loja pas 40 ditësh, pas takimit me babain e saj, është konkurrentja e edicionit të tretë të “Big Brother Vip Albania”, shkruajnë mediat italiane.

Por atyre nuk iu ka shpëtuar as pjesa ku Heidi flet me banorët rreth eksperiencës në Itali. Banorja dha më tepër detaje rreth marrëdhënies së saj me konkurrentin Massimiliano.

Ajo shprehet se babai i saj nuk kishte probleme me moshën mes tyre, por me karakterin e tij mbytës dhe posesiv ndaj bukuroshes shqiptare.

Heidi shtoi se moderatori i “Grande Fratello-s”,Alfonso Signorini kishte mbajtur më shumë se njëherë anën e Massimilianos duke e shndërruar historinë. Reagimi i publikut italian pas kësaj deklarate ka qenë i menjëhershëm.

“Rri në Shqipëri, këtu nuk na mungon”

“Shikoj që ka ndryshuar program por jo sjellje,fakti që vazhdon flet për Varresen të bën të kuptosh çfarë njeriu është..”

“Ajo nuk besohet, iku menjëherë në një tjetër spektakël. Vetëm këtë ka në mendje?”

“Herët ose vonë të gjithë e tregojnë veten, nuk më ka pëlqyer kurrë”

Këto janë vetëm disa nga lumi i komenteve që Heidi ka marrë në postimin e saj të fundit në Instagram.