Ejup Berisha
Përfaqsuesit e faktorit politiko-diplomatik ndërkombetar të pranishëm dhe të papranishëm këtu me politikanët vendor flasin për prezencën tejet të lartë të Krimit dhe të Korrupcionit në RMV.Të njëjtët bile shprehin edhe shqetsime të mëdha për këto gjëra në rritje të vazhdueshme edhe pse ne si vendas nuk na e ndjen fare për gjendjen tepër shqetësuese
me krimin dhe korrupcionin e lartë në vendin tonë. Ne jo që nuk shprehim brenga dhe shqetësime për to por këtë e bëjmë në vende joadekuate, aty ku nuk duhet apo dhe per kete qeshtje flasim në heshtje apo me vetveten.
E ndërkombëtarët flasin shumë shpesh lidhur me krimin dhe korrupcionin tepër të lartë me vet autorët apo me Baballarët dhe nënat e krimit dhe të korrupcionit me politikanët e vendit tonë.Nëse SHBA-të kanë Baballarë të kushtetutës ne kemi diçka edhe më tepër se ta pra ne i kemi kindërshtarët më të mëdhej të Kushtetutës dhe ligjeve apo i kemi prindërit e krimit dhe të korrupcionit. Baballarët e Kushtetutës amerikane kanë thënë luftone krimin dhe korrupcionin apo zhvilloni luftë efikase të vendosur dhe pa kompromis kundër Krimit dhe korrupcionit. Ndërsa baballarët dhe nënat e krimit dhe të korrupcionit këtu nuk e ndajnë mendimin me baballarët e kushtetutës amerikane sepse janë angazhuar shumë për ta bërë krimin dhe korrupcionin dhe atë në të gjitha nivelet e shtetit dhe të shoqërisë. Këta bile i kanë rritur dhe i kanë trashur këto dy të këqija shtetërore dhe shoqërore dhe i kanë bërë si elefantët.
Dhe nëse deri para disa viteve krimi dhe korrupcioni këtu te ne ishte prezent vetëmse nëpër qarqe të larta politike tani atë e kemi këmbë kryq në nivele më të ulëta të kierarkisë administrative politike. Pra atje ku duhet të shërbehen qytetarët. Vetëm ecni e shkoni nëpër sportele të administratës shtetërore dhe publike keni për tu bindur për prezencën e madhe të Krimit dhe të korrupcionit atje. Pra jo vetëmse nuk ju kryhen punët qytetarëve por edhe kanë për ti keqtrajtuar nënçmuar dhe nervozuar ata me arrogancë të stërtepruar.
.E kend e keqtrajtojnë, e nënçmojnë dhe e nervozojnë administratorët ata i nervozojnë qytetarët ata të cilët e ndajnë kafshatën e tyre të fundit të gojës për tu siguruar rroga të punësuarve në administratë.Dhe përfaqsuesit ndërkombëtar të shqetsuar shumë me gjendjen e Krimit të lartë dhe të korrupcionit nga organet kompetente për luftimin e tyre kërkojnë luftë të vendosur, të pa kompromis dhe efikase kundër Krimit dhe korrupcionit tepër të lartë në RMV. Ndërkombëtarët të njëjtat kërkesa sa përket krimit dhe korrupcionit i kanë edhe në takimet e tyre me politikanët e vendit tonë. Por kush janë këta këta të fundit pra janë autorët e Krimit dhe të korrupcionit tejet të lartë këtu në RMV. A nuk është shumë e quditshme kjo qështje ndërkombëtarët kërkojnë nga baballarët dhe nënat e krimit dhe të korrupcionit luftë efikase dhe të pakompromis kundër të këqijave më të mëdha në shtet. Humoristi i madh nga Gjakova e ka pasur një skeq homoristik. Në të ai thoshte Eh paramendoni gjatë luftës së dytë botërore të gjithë ne brohorisnim Vdekje fashizmit vdekje fashizmit ndërsa fashistët i kishim prezent gjithandej para mbrapa dhe anash në mesin tonë. Edhe ne në rastin e porosive dhe të rekomandimeve të ndërkombëtarëve për të zhvilluar luftë të vendosur, efikase dhe të pakompromis kundër krimit dhe të korrupcionit e kemi situatën e ngjashme. Këta për këto qështje flasin me autorët e krimit dhe të korrupcionit dhe prej tyre kërkojnë ndjekjen kapjen ngritjen e aktakuzave para organeve të Gjyqesise konstatimin e fajit, dënimin dhe burgosjen e kriminelëve dhe të korruptuarve ndërsa ndërkombëtarët autorët e tyre i kanë para syve të tyre pra fjala është për politikanët tanë.Kësaj qështje i thonë fol e rruaj vezë e veza çime nuk ka.