OKB-ja paralajmëron se Gaza është bërë e pabanueshme pas sulmeve izraelite

Shefi i departamentit humanitar të OKB-së, Martin Griffiths tha se Gaza është e pabanueshme tre muaj pas luftës së Izraelit me Hamasin, duke paralajmëruar se popullsia është në rrezik nga uria.

Ai shtoi se 2.3 milionë banorët e Gazës përballen me kërcënime të përditshme ndërsa bota shikon.

“Njerëzit po përballen me nivelin më të lartë të pasigurisë ushqimore të regjistruar ndonjëherë. Spitalet e pakta që funksionojnë pjesërisht janë të mbipopulluara dhe me mungesë kritike të furnizimeve, objektet mjekësore janë nën sulm të pamëshirshëm, sëmundjet infektive po përhapen. Gaza thjesht është bërë e pabanueshme”, tha Griffiths.

Ai tha se komuniteti humanitar po përballej me një “mision të pamundur” duke u përpjekur të ndihmonte banorët e Gazës ndërsa stafi i OKB-së dhe punonjësit e ndihmës nga organizatat partnere u vranë.

Griffiths përsëriti kërkesat e OKB-së për një fund të menjëhershëm të luftës dhe lirimin e të gjithë të burgosurve, duke thënë se ishte koha që komuniteti ndërkombëtar të përdorë të gjithë ndikimin e tij për ta bërë këtë të ndodhë.

Ndryshe, Izraeli nisi një ofensivë kundër militantëve të Hamasit, pasi këta të fundit kryen një sulm terrorist në territoret izraelite.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo