Japoni/ 400 të evakuuar dhe 5 të zhdukur, “Japan Airlines” u përplas me avionin e ndihmave për zonat e prekura nga tërmeti
Një avion i Japan Airlines ka marrë flakë në aeroportin e Henda të Tokios. Mediat japoneze raportuan se avioni me rreth 400 pasagjerë u përplas me një avion të rojës bregdetare.
Në pamjet e publikuar në rrjete sociale shihen edhe momentet kur avioni është në flakë. Pasagjerët në avionin Japan Airlines u evakuuan. Ndërsa në avionin e rojës bregdetare japoneze rezultojnë pesë të zhdukur dhe një person arriti të shpëtonte.
Roja bregdetare e Japonisë thotë se avioni i saj i cili mendohet se është përplasur me avionin e pasagjerëve, ishte rrugës për në aeroportin Niigata për të ofruar ndihma në gadishullin Noto të goditur nga tërmeti.
Video captures passengers escaping a burning Japan Airlines plane on the runway of Tokyo’s Haneda Airport after it landed and burst into flames.
It’s reported to have collided with a Japan Coast Guard plane on the tarmac ⤵️ pic.twitter.com/6iVBjyRckB
— Al Jazeera English (@AJEnglish) January 2, 2024