Zbulohet kush do të prezantojë “Big Brother Vip Fan Club”

Pak javë na ndajnë nga nisja e edicionit të tretë të ‘Big Brother Vip’, ndërsa tashmë kemi siguruar emrat e disa prej personazheve që do të marrin pjesë si konkurrentë, si dhe prezantuesin.

Këtë vit ky pozicion do t’i besohet Ledion Liços duke zëvendësuar Arbana Osmanin. Edhe vitin që vjen do të ketë një program të dedikuar tërësisht detajeve dhe dinamikave të ‘BBV’ që do të diskutohen nga opinionistë dhe personazhe të njohur.

E kemi fjalën për ‘Fan Club’ i cili thuhej se do prezantohej nga Kiara Tito, por për shkak të pritjes së ëmbël, moderatores do t’i duhet të bëjë një pushim. Përflitet se vendin e saj do ta zërë Efi, ish-konkurrentja e edicionit të dytë të ‘BBV’, e cila një javë më parë konfirmoi rikthimin në ekran.