“Sasia në gjak, e barabartë me atë që përdoret në anestezi”, si ia mori jetën ketamina Matthew Perryt

Matthew Perry, aktori i “Friends”, i cili për dekada me radhë luftoi me varësinë ndaj alkoolit dhe drogës, ndërroi jetë si pasojë e efekteve akute të ketaminës.

Kjo e fundit, është një lloj anesteziku me veti psikodelike ndërsa rezultatet u bënë publike të premten mbrëma nga zyra e mjekut ligjor të Los Angeles.

54-vjeçari Perry u gjet pa shenja jete në një vaskë me ujë të ngrohtë në shtëpinë e tij në Los Angeles më 28 tetor.
Sipas rezultateve, mbytja, sëmundja e arteries koronare dhe efektet e një opioid, buprenorfinë kontribuuan në fundin tragjik të aktorit. Por, sipas rezultateve të autopsisë, shkaku primar ishte ketamina.

Ketamina është një anestezik i fuqishëm që është bërë së fundmi shumë popullore si terapi alternative për depresionin, ankthin, stresin post-traumatik dhe probleme të tjera me shëndetin mendor.

“Sasia në gjak, e barabartë me atë që përdoret
Sipas raportit të autopsisë, Perry kishte nisur një terapi me ketaminë. Por, substanca që u gjet në gjakun e tij nuk mund të ishte nga seanca e tij e fundit e terapisë, pasi ajo kishte qenë rreth një javë e gjysmë përpara se aktori të vdiste.

“Në nivelet e larta të ketaminës që u gjetën në mostrat e gjakut të tij pas vdekjes, efektet kryesore vdekjeprurëse do të ishin si nga stimulimi i tepërt kardiovaskular ashtu edhe nga depresioni respirator,” thuhet në raportin e autopsisë.

Më tej në raport nënvizohet se niveli i ketaminës që u gjet në gjakun e Perry-t ishte ekuivalent me sasinë që përdoret gjatë anestezisë së përgjithshme.

Administrata amerikane e Ushqimit dhe Barnave lëshoi një alarm në tetor me anë të të cilit paralajmëronte për rreziqet e trajtimit të çrregullimeve psikiatrike me medikamente që kanë ketaminën si përbërës.

Testet toksikologjike zbuluan gjithashtu nivele “terapeutike” të buprenorfinës, një ilaç që ekzaminuesit mjekësorë thanë se përdorej për të trajtuar varësinë nga droga dhe për dhimbjen.

Asistenti i Perry-t tha në një deklaratë pas vdekjes së 54-vjeçarit se aktori vizitohej te një psikiatër dhe merrte buprenorfinë dy herë në ditë siç i ishte dhënë me recetë.

“Sasia në gjak, e barabartë me atë që përdoret
Chandler u përcoll nga miq dhe familjarë për në banesën e fundit më 3 nëntor. Aktori u vu të pushojë në Forest Lawn Memorial Park, një varrezë ku prehen shumë yje të tjerë të Hollywood-it, si Debbie Reynolds, Paul Walker dhe Bob Barker.