Lojtari i Luton pësoi sulm në zemër, ekipi thotë se ai tani është i vetëdijshëm

Një rast i rëndë ka ndodhur sot në Premierligën angleze.

Në ndeshjen Bournemouth-Luton Town, kapiteni i mysafirëve, Tom Lockyer ka rënë në tokë pa ndjenja.

I menjëhershëm ishte ndërhyrja e ekipeve mjekësore, ndërsa ndeshja u ndërpre.
E ekipi i Lutonit ka dalë me një komunikatë, teksa ka treguar se futbollistit i janë rikthyer ndjenjat dhe është i vetëdijshëm.

Ai aktualisht gjendet në spital ku po u nënshtrohet testeve të mëtejshme.

Luton Town konfirmoi se Lockyer kishte pësuar sulm në zemër.

Stafi ynë mjekësor ka konfirmuar se kapiteni i Hatters pësoi arrest kardiak në fushë, por u reagua në kohën kur ai u ngrit në barelë.