Financimi i partive politike është shumë domethënës në demokracinë e një shteti. Në Maqedoninë e Veriut janë mbi 18 parti politike të regjistruara por shumica nuk tregojnë se nga financohen ata parti.
Në anketën e fundit të IRI-it Amerilkan, përcjell TS, thuhet se Lëvizja BESA dhe LEVICA nuk tregojnë se nga financohen.
“Përkatësisht, gjysma e partive politike në vitin 2023 kanë publikuar regjistrat e donacioneve, ato të cilat i kanë të gjitha nga tre vitet e fundit (2020, 2021, 2022). Numri maksimal i pikëve të indeksit për këtë tregues janë: LSDM, VMRO-DPMNE, E Majta, BD, BDI, Aleanca për Shqiptarët, PDM, PDSH, Alternativa” thuhet në anketën e fundit të IRI-t Amerikan.
IRI amerikan thotë se vetëm BDI dhe Aleanca për Shqiptarët kanë marrë numrin më të madh të pikëve në vlerësimin e këtij treguesi, pasi kanë publikuar 75% – 100% të raporteve të
auditimit që janë publikuar në faqen e ESHA-së.
Sa i përket Lëvizjes BESA dhe LEVICËs, sipas IRI-it Amerikan këta dy parti nuk kanë dhënë llogari fvjetore për financimin e partive.
“Katër parti politike (BESA, PDM, E Majta, Partia për Lëvizjen e Turqve) në tre vitet e
fundit nuk kanë publikuar fare llogari vjetore të operacioneve financiare, që është obligim
sipas nenit 27 të Ligjit për financimin e partive politike. Nga 18 parti, gjithsej 10 parti (55%) kanë publikuar llogaritë për 2020, 2021 dhe 2022, gjë që tregon një përmirësim 4-fish në
praktikë krahasuar me Indeksin e mëparshëm të transparencës (2021), kur vetëm 13% i publikuan at” thuhet më tej në anketën e funidt.
Sipas IRI-t dymbëdhjetë parti (66.6%) kanë publikuar raportet e tyre financiare vjetore për 2020, 2021 dhe 2022, tri parti kanë publikuar pjesërisht informacion (një ose dy raporte nga tre vitet) dhe tre palë nuk kanë publikuar asnjë raport financiar vjetor.
Ndryshe vlen të theksohet se në fillim të krijimit të Lëvizjes BESA, kishte dyshime të mëdha se kjo parti financohet nga Lindja MESME, madje edhe nga IRANi e vende të tjera. /TS/