Ljupço Palevski – Palco është personi që po kërkohet, i cili është i lidhur me kidnapimin e Vanja Gjorçevskës.
Aktualisht ai ndodhet jashtë Maqedonisë. Palço ka pasur kontakte me të dyshuarit e tjerë të grupit, të cilët e kanë vënë në dukje kur janë ndaluar.
Sipas burimeve jozyrtare të mediave maqedone, autori i vrasjes së rëndë të 14-vjeçares Vanja Gjorçevska është një sipërmarrës ndërtimi nga Shkupi me iniciale LJ.P. , i cili së fundi u ndalua në Kroaci.
Ai është njëri nga pesë të dyshuarit për vrasjen e Vanjës, trupi i të cilit u gjet sonte në rrethinën e fshatit Orman të Shkupit.
Për vrasjen e Vanjës dhe Pançe Zhezhovskit (74) nga Velesi akuzohen të njëjtët pesë persona, tre prej të cilëve janë në paraburgim, një në arrati jashtë vendit dhe një në stacion policor.