Real Madridi fiton pastër ndaj Granadas

Real Madridi ka shënuar fitoren e tretë radhazi në La Liga.

“Los Blancos” triumfuan në shtëpi 2:0 ndaj Granadas, në kuadër të javës së 15-të në elitën e futbollit spanjoll.

Brahim Diaz kaloi vendasit në epërsi në minutën e 26-të të ndeshjes.

E në pjesën e dytë realizoi edhe Rodrygo në minutën e 57-të për epilogun e këtij takimi.
Me këtë fitore, ekipi i drejtuar nga Carlo Ancelotti merr primatin në tabelë me 38 pikë, aq sa ka edhe Girona në vendin e dytë.

Në anën tjetër, Granada mbetet e parafundit me shtatë pikë nga 15 ndeshje.