Arsenali ka shënuar fitore 2:1 në shtëpi ndaj Wolves, në kuadër të javës së 14-të në Premierligë.
Bukayo Saka kaloi vendasit në epërsi në minutën e gjashtë të ndeshjes.
Shtatë minuta më pas, Odegaard shënoi për 2:0, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.
Në minutën e 86-të, Cunha ngushtoi epërsinë, duke ia rrezikuar fitoren “Topçinjve”.
Por, deri në fund nuk pati gola dhe Arsenali i arkëtoi tri pikët e radhës.
Me këtë fitore, tani Arsenali shkon në 33 pikë, katër më shumë se Manchester City, që luan nesër.
Në anën tjetër, Wolves mbetet në kuotën e 15 pikëve në vendin e 13-të.