Skitarja e kërcimeve me ski, Sophie Sorschag, debutoi për Kosovën, duke “fluturuar” në Kupën e Botës në Lillehammer të Norvegjisë.
Ajo u kualifikua në finale, duke u renditur e 31-ta nga 58 garuese, njofton Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK).
“Sot e kam bërë kërcimin e parë me Kosovën në kërcimet me ski. Kam kaluar kualifikimet dhe jam shumë e motivuar për ta përfaqësuar Kosovën në garën e nesërme”, tha Sorschag në një video të publikuar nga KOK-u.
Në finalen e nesërme synon të marrë pozitë më të mirë. Gara nis prej orës 12:00.
Kujtojmë që Sorschag u kthye në gara pas rreth dy vitesh mungesë nga lëndimi i pësuar.