“Kam lekë me thasë”, Kozak shpërthen në ofendime pasi i dogjën makinën: Nuk e rruaj për një “GLE”

    

Makina Kozak Braçit, një nga personazhet e njohur të “TikTok” është djegur gjatë natës.

Ka qenë vetë Kozaku që ka publikuar pamjet e makinës që digjej  tërësisht nga zjarri.

Ai ka reagur në rrjetet sociale, ku ka shpërthyer në ofendime, teksa thekson se nëse autoritetet nuk e gjejnë autorin, do e gjejë ai vetë.

“Po nuk e gjeti shteti këtë herë, do e gjej vetë”, shkruan Kozaku krahas imazheve.

“Jam çuar në 4 të mëngjesit dhe kam parë këtë pamje, duke mu djegur makina. Në shtëpi dhe në makinë lëviz fëmija ime 6 muajsh. Është e disata herë që ndodhin këto gjëra. Dikush që ka diçka me mua le të më gjejë 24 orë rrugve jam, por jo tek makina dhe shtëpia ime, ku ka vetëm gra e fëmijë”, shton ai më tej.

Personazhi i njohur shprehet se nuk është i shqëtësuar për një automjet tip GLE, pasi “ka lekë me thasë”, teksa më tej shpërthen në sharje dhe ofendime.