Medai Shaholli
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 17 dhjetorit në Serbi për presidentin e saj Vuçko janë një sprovë e re dhe një garancë në emër të vullnetit të qytetarëve sesi ai do të intesifikojë agjendën e tij hegjemoniste mbi Kosovën, Bosnjën dhe Malin e Zi.
Kësisoj, agresioni mbi Kosovë me lejën ruse dhe miratimi i heshtur i BE-së dhe NATO-s (siç ishte rasti i manastirit të Banjës) është agjenda e vjetër dhe e re e hegjemonisë serbe në Ballkan si mision.
Nga ana tjetër kemi Europën plakë që e përkdhel Serbinë gjakatare të djeshme dhe të sotme si kandidate potenciale për t’u antarësuar në BE me krahë hapur dhe nga ana tjetër, dërgon për bisedime për dialogun Kosovë-Serbi, dy përfaqësues nga shtete që nuk e kanë njohur Kosovën si shtet i pavarur siç janë Borrell dhe Lajçak.
Përderisa Serbia si agresore e dëshmuar me tapi për gjenocid, spastrim dhe krime kundër njerëzimit përkdhelet nga ndërkombëtarët sidomos nga BE-ja, Kosovës nuk i lejohet të ngrejë kapacitete mbrojtëse të ushtrisë për të mbrojtur pavarësinë dhe integritetin e saj territorial duke e kufizuar në 3 mijë ushtarë gatishmërinë luftarake për të mbrojtur integritetin dhe pacënueshmërin e territorit të saj.
Kjo është loja e pandershme dhe plani djallëzor që BE-ja, kui lejon Serbisë ndërhyrjet dhe agresionin ushtarak ndaj veriut të Kosovës por, nuk flet për Luginën e Preshevës mbi persekutimet e përditshme të regjimit serb atje.
Për Europën çështja e Luginës së Preshevës është ‘inekzistente’ dhe hapja e saj është ndërhyrje në punët e brendshme në një shtet të pavarur.
Ahere le të na thonë zotërinjtë e Europës plakë nëse Kosova është ‘Republikë bananesh’ apo shtet me pavarësi të kontrolluar?
Përderisa Serbia ka promotorin e saj Rusinë kurse Kosova nuk e ka Shqipërinë. Ajo është e plagosur rëndë nga liderrat e saj në këto tri dekada të demokracisë liberale, ku ajo është më afër Beogradit sesa Prishtinës.
Në lidhje me politikën që ndjek Tirana zyrtare ajo është rreshtuar në një linjë me agjendën e hegjemonisë serbe në Ballkan, ku në krye të shtetit shqiptar kemi tradhtarin me damkë Edvin batërdinë, fatkeqësisht kryeministër i Shqipërisë që nuk lë rast pa folur me superlativa për ‘vëllamin’ e tij Vuçko.
Le ta thotë para opinionit këtë të vërtetë të hidhur edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti, pse nuk i lejohet Kosovës ngritja e kapaciteteve të ushtrisë por duhet të ngelet në 3 mijë ushtarë njëlloj si ish TMK-ja?
Pse BE-ja nuk ia lejon Albin Kurtit ta paraqes para opinionit të gjerë planin e fundit të ‘Zajednicës’ i cili nuk është tjetër veçse një ‘Republika Srpska’ në Serbi, ku me atë argument kundër këtij kanceri që kishin pranuar paraardhësit e tij dhe shumë zotime për bërjen e shtetit Albini erdhi në pushtet.
Së fundmi pas shumë hezitimeve edhe Albini e ‘hëngri karrotën e Zajednicës’, pasi zgjodhi atë në vend të shkopit sepse e dinte shumë mirë se në të kundërtën do të rrëzohej nga pushteti me puç apo forma të tjera të presionit.
Në emër të mbajtjes së pushtetit edhe Albini pranoi të lëpijë atë që mbështynte dje.
Politika është arti i të gënjyerit nuk kishte sesi të vepronte ndryshe edhe Albini, i cili para kërcnimit për pranimin e ofertës së Europës plakë të ‘Zajednicës’ ose të shkonte në shtëpi, ai zgjodhi kancerin ‘Zajednicë’ me një emër ledhatues si vetëmenaxhim të komunitetit serb në komunat me shumicë serbe.
Mjerisht, që edhe në këtë fillim shekulli shqiptarët vazhdojnë të përballen me kërcnime të reja të planeve ogurzeza të shekullit të kaluar!